Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në Kaliforni fillon fushata kundër martesave të detyruara të fëmijëve

QIKA 19.10.2023

Gratë e mbijetuara të martesave të detyruara kur ishin fëmijë, kanë protestuar në shkallët e ndërtesës Capitol, me fustane nusërie, me kyçet e duarve të lidhura me zinxhirë dhe gojët e mbyllura, me qëllim që të kërkojnë kriminalizimin e martesave të detyruara të fëmijëve.

Të mbijetuarat ndanë historitë e tyre të dhunës sistematike me bazë gjinore dhe detyrimit që të braktisnin arsimimin, gjatë protestës të organizuar nga Unchained At Last, një organizatë jofitimprurëse kombëtare e avokimit. “Ne jemi këtu me fustane dhe zinxhirë për të kërkuar fundin e abuzimit të të drejtave të njeriut dhe kurthit ligjor që u jep kartat e daljes nga burgu përdhunuesve të fëmijëve,” tha Fraidy Reiss, një e mbijetuar e martesës së detyruar që themeloi Unchained At Last.

Në Kaliforni, duhet të jeni 18 vjeç për të kërkuar divorcin, por nuk ka moshë minimale për t’u martuar, për sa kohë që prindi ose kujdestari ligjor jep pëlqimin dhe një gjykatë jep leje. Kalifornia është një ndër shtatë shtetet, duke përfshirë New Mexico dhe Oklahoma, që nuk ka një moshë minimale për martesë, raporton Times of San Diego.

Derisa në nivel federal, Departamenti Amerikan i Shtetit e klasifikon martesën e detyruar si shkelje të të drejtave të njeriut, edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës quan atë një formë të skllavërisë moderne.