Alb Eng
Për QIKA
Lajme

“Në kërkim të Venerës” fiton dy çmime në festivalin e Hong Kong-ut

QIKA 11.4.2021

Filmi i gjatë artistik “Në kërkim të Venerës” me regji dhe skenar nga Norika Sefa ka fituar çmimin regjisorja më e mirë (Golden Firebird Award), dhe aktorja më e mirë (Best Actress International) për rolin kryesor të intepretuar nga Kosovare Krasniqi. Festivali ndërkombëtar i Hong Kong-ut është festivali më i famshëm për arthouse në Azi, njëherit edhe festival i katogorisë A.

”Në momentin që e pranova lajmin për çmimet, më është dashur pak kohë të mendoj për shumë gjëra të cilat na erdhën në rrugë e sipër, u bëmë pjesë e këtij filmi dhe vendime që u bënë pjesë e këtij momenti kur une tani po e pranoj çmimin si regjisorja më e mirë në mes të regjisoreve e filmave të mrekullueshëm. Kjo më jep vetëbesim për stilin që kam dhe më motivon për punë të mëtutjeshme.”  u shpreh regjisorja Norika Sefa.

Disa nga emrat që kanë kaluar nëpër këtë festival janë:  Ann Hui, Kurosawa Kiyoshi, Jia Zhangke, Brillante Mendoza, Nakata Hideo, Tsai Ming-Liang, and Apichatpong Weerasethakul, etj.

“Falenderoj shumë regjisoren dhe producentin e filmit që e kane besuar për këtë vepër dhe që më prezantuan me botën e filmit, rrjedhimisht më njoftuan me audiencen e botës.” u shpreh aktorja Kosovare Krasniqi.

“Unë vec di dhe dua të duartrokas për çdo çmim tjeter që do të na vijnë. Kemi besu shumë në Venerën dhe vazhdojmë të besojmë njejtë sepse kemi dhanë shumë përkushtim e dashni në të”. u shpreh producenti Besnik Krapi .

“Në kërkim të Venerës” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut me producent Besnik Krapin i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën./Qendra Kinematografike e Kosovës

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.