Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në Prishtinë u mbajt Parada e Krenarisë

QIKA 10.6.2024

Të premten, për të tetin vit me radhë, nën sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” u mbajt Parada e Krenarisë në Prishtinë. Anëtare/ë të komunitetit LGBTIQ+, mbështetës/e dhe aktiviste/ë të shumtë marshuan nga sheshi “Skëndërbeu” deri tek Biblioteka Kombëtare për të festuar diversitetin e arritjet, si dhe për të ofruar mbështetjen dhe njohjen për të gjithë anëtarët e komunitetit LGBTIQ+.

Deklarata e plotë e Prishtina Pride:

“Parada e Krenarisë ka dheeeezzzë!

Ecja jonë tregon që kemi qenë, jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi! Parada e Krenarisë, e cila nisi prej Sheshit Skëndërbeu dhe vazhdoi deri te Biblioteka Kombëtare është edhe një tjetër deklaratë e fortë e jona, e identiteteve tona, e shprehjeve tona, personaliteteve, dëshirave, ëndrrave, emocioneve tona.

Me individët që identifikohen si LGBTIQ+ por edhe me mbështetësit/et tanë, ecëm për herën e tetë në rrugët e Prishtinës, në Paradën e cila pos që është shumëngjyrëshe, poashtu shpalosë një grup shoqëror i cili i ka triumfet e veta. Dhe ato triumfe do t`i tregojmë! Mos të harrojmë, do të takohemi në Javën e Krenarisë 2025!”.