Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në rrugët e Tiranës vendosen emrat e grave të vrara brenda një viti

QIKA 14.1.2022

Një aksion simbolik është realizuar mbrëmë nga aktivistet e Kolektivit Feminist në Tiranë duke emëruar rrugët e kryeqytetit me emrat e grave që janë vrarë përgjatë një viti.

Rrugët u emëruan me emrat e gjithsej 20 viktimave të femicidit gjatë vitit të kaluar. Sipas Kolektivit Feminist të Tiranës, dhuna me bazë gjinore dhe vrasja e grave nuk është çështje private por është problem shoqëror e politik.

“Në një shoqëri ku dhuna strukturore dhe patriarkalet i shndërron gratë në viktima dhe burrat në kriminelë, e ku krijimi justifikohet e për të cilin vazhdimisht fajësohet viktima, reagimi masiv për një transformim rrënjësor është domosdoshmëri”, shkruhet në komunikatën e Kolektivit.

Përmes këtij aksioni simbolik u kërkua nga institucionet shtetërore që të sigurohet drejtësi për viktimat, mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat si dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe sigurojnë barazinë dhe drejtësinë në shoqëri.

Emrat e grave të vrara përgjatë vitit 2021 i gjeni më poshtë:

Lumturie Bici, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Librazhd, 2021

Klarita Ismalaja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Krujë, 2021

Diana Vuka, 59 vjeç, vrarë nga i vëllai, Shkodër, 2021

Zhaneta Metani, përdhunuar, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë, 2021

Kristina Bardhi, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë 2021

Liljana Buzo, 54 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Elbasan, 2021

Dorina Alla, 39 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, në prani të fëmijëve, Itali, 2021

Fëllënza Shirja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Kavajë, 2021

Irvana Hyka, 28 vjeç, vrarë nga bashkëshorti në prani të fëmijëve teksa ishte shtatzënë, Fier, 2021

Luljeta Heshta, 47 vjeç, vrarë nga partneri, Itali, 2021

Sanije Bandula, 83 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Shkodër, 2021

Anisa Shehu, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi, 2021

Joana Peca, 27 vjeç, qëlluar nga bashkëshorti në prani të fëmijëve, Florida, SHBA, 2021

Sabrina Bengaj, 23 vjeç, vrarë nga ish-bashkëshorti, Fier, 2021

Violeta Gurraj, 47 vjeç, vrarë në shtëpinë e saj nga bashkëshorti, Shkodër

Fëllënxë Rrasa, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Divjakë, 2021

Jawsackie Jaboah, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti shqiptar, Tiranë, 2021

Elinda Topalli, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Austri, 2021

Elona Ibrushi, 36 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi, 2021

Gjyle Topalli, 40 vjeç, vrarë nga ish-bashkëshorti, Vau i Dejës, 2022