Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Nga 14 dekanë, veç një dekane në Universitetin e Prishtinës

QIKA 24.4.2024

Universiteti i Prishtinës (UP), dje, ka përfunduar procesin zgjedhor për dekanët e rinj të fakulteteve. Nga 14 dekanë të zgjedhur, vetëm një nga ta është grua – Violeta Nushi, e cila është zgjedhur Dekane e Fakultetit të Arkitekturës.

Në komunikatën e lëshuar, UP procesin zgjedhor e ka vlerësuar si të suksesshëm.

Ani pse në UP shumica e studentëve janë vajza, universiteti udhëhiqet nga burrat. Rektori, 2 prorektorë, Sekretari i Përgjithshëm, 7 nga 9 anëtarët e Këshillit Drejtues, 4 (të gjithë) anëtarët e Këshillit të Etikës janë burra.