Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Nga 8 muaj e 8 ditë, rritet dënimi në 5 vite e 6 muaj në rastin e dhunimit të 15 vjeçares

QIKA 19.5.2023

Një vajzë 15 vjeçare nga Gjakova e kishin kidnapuar në vitin 2012 dhe e kishin dhunuar seksualisht gjatë tërë natës tre djem. Në procesin skandaloz Gjykata e Pejës e kishte dënuar dhunuesin me vetëm 8 muaj e 8 ditë burg, duke neglizhuar çdo rrethanë rënduese të këtij rasti dhe duke e lënë dhunuesin me një dënim ekstremisht të ulët, raporton kallco.com

Në tetor 2021 Zyra Ligjore e KALLXO.com gjurmoi dosjen e kësaj lënde për të zbardhur fakte skandaloze për mënyrën e trajtimit të kësaj lënde. Dhunuesi e kishte pranuar fajësinë në gjykatë ndërsa gjykata pa e ftuar viktimën dhe pa i trajtuar të gjitha provat kishte vendosur që të njëjtin ta dënonte vetëm 8 muaj burg për krimin monstruoz. Dy vite pas ngjarjes kur aktgjykimi ishte i plotfuqishëm, dosja e arkivuar u rihap dhe personi i dyshuar është dënuar hiq më pak se 5 vite e 6 muaj burgim.