Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Një burrë vrau një grua në Pejë

QIKA 26.10.2026

Dje, në mbrëmje një burrë ka vrarë një grua në Vitomiricë të Pejës. I dyshuari i cili ndodhet në arrati është kunati i viktimës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se fillimisht në orën 19:00 në Stacionin Policor në Pejë ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje që kishte ndodhur në Vitomiricë. Viktima ishte shoqëruar në stacionin policor dhe ishte intervistuar, ndërsa është arrestuar dhe intervistuar bashkëshorti i saj, i cili u ndalua për 48 orë. 

Sipas Policisë  rreth orës 21:10 ata kanë marrë informatë se e njëjta është gjetur pa shenja jete.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Gruaja nga Peja, të cilën e vrau kunati i saj, tri ditë para rastit i ka paralajmëruar institucionet për rrezikun për jetën e saj. 

Me një letër drejtuar prokurores në Pejë, ajo kishte kërkuar urgjentisht marrjen e masave ndaj atyre që siç ka shkruar ajo, kishin dështuar t’i përmbushin detyrat e tyre, në mbrojtjen e jetës së saj.

“Kërkoj urgjentisht marrjen e masave ndaj të gjithë zyrtarëve që kanë dëshmuar rëndë në përmbushjen e detyrave të tyre, duke bartur përgjegjësinë të njëri-tjetri, e kështu duke lejuar që pasojat dhe rreziku për jetën time të vazhdojnë. Kërkoj ekzekutimin e menjëhershëm të urdhrit gjyqësor dhe hapjen e hetimeve ndaj të gjithë zyrtarëve të përfshirë, duke filluar nga QPS-ja”, thuhet në letër.