Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Një muaj paraburgim ndaj rreshterit policor në Pejë, dyshohet për dhunim, shantazh dhe fotografim të paautorizuar

QIKA 7.2.2022

Gjykata Themelore në Pejë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke caktuar kështu masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit G.L, zyrtar policor, i cili dyshohet për veprat penale “Dhunim, shantazh dhe fotografim dhe incizim i paautorizuar”. Lajmin për paraburgimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, e bën të ditur Betimi për Drejtësi.

Kurse për arrestimin e rreshterit të Policisë së Kosovës, G.L., ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës ditë më parë.

“Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes zyrtarin policor të përfshirë në këtë rast me dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale dhe atë nga neni 227, 329 dhe 202 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e IPK-së.