Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Një nga kolegjet e para të grave në Amerikë akuzohet se paguan më shumë burrat 

QIKA 20.9.2023

Kolegji Vassar, një nga institucionet e para të arsimit të lartë për gratë në Shtetet e Bashkuara, po akuzohet se i ka paguar sistematikisht profesoret gra më pak se homologët e tyre burra për dy dekadat e fundit.

Padia federale e ngritur muajin e kaluar nga pesë ish-anëtarë të kolegjit, ka tronditur kampusin me prirje të majtë me akuza për paga të pabarabarta, avancime të vonuara për profesoret gra dhe një sistem diskriminues të vlerësimit të performancës, raporton New York Times. 

Kolegji nuk është deklaruar për media, përveç letrës që presidentja e Kolegjit, Elizabeth Bradley, i ka dërguar redaktorit të revistës studentore, The Miscellany News, duke u shprehur se ajo e dinte se akuzat mund të “lënë shumë njerëz në komunitet të ndihen të hutuar, të zemëruar ose të lënduar”. Zyrtarët e Kolegjit Vassar nuk i kanë kundërshtuar të dhënat, por kanë thënë se pabarazitë janë të lidhura me dallimet në përvojën, disiplinën akademike dhe vlerësimet e kolegëve.  

Ky raportim u shoqërua me protesta nga studentët aktual dhe ata të diplomuar, anëtarë të shoqërisë civile dhe solidarizimin e shumë profesorëve aktual dhe atyre që tashmë janë pensionuar.