Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Normat sociale diskriminuese po përforcojnë pabarazitë gjinore në bujqësi

QIKA 20.4.2023

Më shumë se një e treta e grave që punojnë në botë janë të punësuara në sistemet agroushqimore, të cilat përfshijnë prodhimin e produkteve bujqësore ushqimore dhe jo ushqimore, si dhe aktivitetet e ndërlidhura si ruajtja, transporti dhe përpunimi i ushqimit deri tek shpërndarja.

Por në një raport të ri nga FAO (Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë e Kombeve të Bashkuara) thotë se pabarazitë gjinore, të tilla si qasja më e vogël e grave në njohuri e burime dhe një barrë më e lartë e kujdesit të papaguar, përbëjnë një hendek prej 24% në produktivitetin midis grave dhe burrave fermerë në ferma me madhësi të njëjta. Gratë e punësuara në sektorin e bujqësisë paguhen gjithashtu gati 20% më pak se homologët e tyre burra.

Raporti tregon se qasja e grave në tokë, shërbime, kredi dhe teknologji digjitale mbetet prapa asaj të burrave, ndërsa një barrë më e lartë e kujdesit të papaguar kufizon mundësitë e tyre për arsimim, trajnim dhe punësim. FAO thekson se normat sociale diskriminuese përforcojnë barrierat gjinore ndaj njohurive dhe burimeve– duke i penguar gratë të japin një kontribut të barabartë në sektorin agroushqimor.

Në të njëjtën kohë FAO thekson se monitorimi dhe përshpejtimi i progresit në barazinë gjinore në sistemet agroushqimore varet nga mbledhja dhe përdorimi i të dhënave me cilësi të lartë, të ndara sipas gjinisë, moshës dhe formave të tjera të diferencimit social dhe ekonomik i cili aktualisht mungon.