Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

OKB-ja vendosë të tërhiqet nga Afganistani

QIKA 28.4.2023

“OKB-ja është e gatshme të marrë vendimin për t’u tërhequr nga Afganistani në maj, nëse nuk mund t’i bindë talibanët të lejojnë gratë vendase të punojnë për organizatën”, kanë thënë zyrtarët.

Ky paralajmërim vjen pasi zyrtarët e OKB-së kaluan muaj të tërë duke negociuar me udhëheqësit e talibanëve me shpresën për t’i bindur ata që të bëjnë përjashtime nga dekreti që ndalon gratë vendase të punojnë për të.

Talibanët kanë refuzuar të ndryshojnë pozicionin e tyre. Gratë përbëjnë rreth një të tretën e punonjësve të stafit të agjencive të ndihmës dhe gjithashtu shihen si më të rrezikuara ndaj çdo reduktimi tjetër në punë. Dekreti gjithashtu kufizoi aksesin e grave në arsim.

3,300 afganë të punësuar nga OKB – 2,700 burra dhe 600 gra kanë qëndruar në shtëpi që nga 12 Prilli, kur talibanët thanë se gratë afgane të punësuara nga OKB nuk mund të shkonin më në punë. Por ata vazhdojnë të punojnë dhe do të paguhen, tha zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric. Stafi ndërkombëtar i OKB-së prej 600 personash, duke përfshirë 200 gra, nuk preket nga dekreti i talibanëve.

“Është e drejtë të thuhet se aty ku jemi tani, i gjithë sistemi i Kombeve të Bashkuara duhet të bëjë një hap prapa dhe të rivlerësojë aftësinë e tij për të vepruar atje”, tha Steiner.

Steiner tha se kufizimet e mëtejshme të këtij muaji për punonjëset gra të OKB-së nënkuptonin se “një moment shumë thelbësor” po afrohej. “Natyrisht shpresa dhe pritshmëria jonë është që do të mbizotërojë një arsye e shëndoshë” tha ai.

Tërheqja e mundshme vjen mes parashikimeve se largimi i OKB-së dhe agjencive të tjera mund të prekë më së shumti gratë dhe fëmijët.

Një raport nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave në shkurt tha se gratë dhe vajzat shpesh merrnin pjesën më të vogël të ushqimit në familjet afgane dhe ishin më të ndjeshme ndaj kequshqyerjes dhe sëmundjeve.

Në raport shprehet gjithashtu shqetësime për ndikimin afatgjatë të tërheqjes së grupeve të ndihmës dhe të tjerëve. “Nëse akterët ndërkombëtarë largohen, mund ta kenë të vështirë të kthehen në Afganistan në të ardhmen,” tregon raporti.