Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Organizata e grave të zeza padit kompaninë Johnson & Johnson për pluhurin me bazë talciumi

QIKA 29.7.2021

Këshilli Kombëtar i Grave të Zeza (NCNW), të martën paraqiti padi kundër Johnson & Johnson në Gjykatën Superiore të New Jersey, pasi pretendohet që kompania në fjalë u shiti pluhurin për bebe për dekada të tëra edhe pse e dinte që kishte përbërës që mund të shkaktoj kancer të vezoreve.

Kompania shënjestroi gratë e zeza duke iu reklamuar produktet, duke ditur që ato përdorin në masë të madhe produktet e pluhurit. Megjithatë, përbërja e këtyre produkteve nuk ishte e sigurt. Kjo padi vjen rreth tre vjet pasi një gjykatë në Misuri urdhëroi kompaninë Johnson & Johnson të paguante dëmshpërblim prej 4.7 miliardë dollarë për gratë që janë dëmtuar, ndërsa më vonë shuma u zvogëlua në 2.1 miliardë dollarë.

Sipas një studimi të vitit 2015 në Los Angeles, tregohet se 44% e grave afro-amerikane përdorin pluhurin me talcium, krahasuar me 30% të grave të bardha dhe 29 % të grave hispanike. Për vite të tëra gratë e zeza kanë përdorur pluhurin e bebeve i cili vazhdon të ketë ndikim negativ në shëndetin dhe trupat e tyre, andaj ato kërkojnë përgjegjësi nga kompania që ti informojë konsumatorët për rreziqet që mund tu kanosen si pasojë e përdorimit të produkteve të tyre.

Megjithatë, kompania Johnson & Johnson përmes një deklarate mohon se produktet e saj shkaktojnë kancer. Sipas tyre akuzat që i janë bërë kompanisë janë të rreme dhe qëllimi i kompanisë nuk është të dëmtojë klientët e saj.