Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Piktorët burra paguhen dhjetë herë më shumë se gratë piktore

QIKA 4.8.2022

Për çdo 1£ (pound) të marrë nga vepra e një artisti burrë, një grua merr vetëm 10p (penny) dhe vlera e veprës bie më edhe më shumë nëse ajo e nënshkruan atë. Krijuesja e “Recalculating Art”, një ekspoze e re shokuese në radio, zbulon gjetjet e saj.

Tregu jep përshtypjen se artistët burra janë shumë më të mirë se gratë. Piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë – Salvator Mundi nga Leonardo da Vinci – arriti në 450 milionë dollarë ndërsa rekordi botëror për një artiste grua, Georgia O’Keeffe, është vetëm 44.4 milionë dollarë.

Sigurisht, ky është një krahasim i padrejtë. Për pjesën më të madhe të historisë njerëzore, gratë nuk u lejuan të praktikonin artin në të njëjtën mënyrë si burrat. Por edhe mes artistëve të gjallë, Jeff Koons mban rekordin, me 91 milionë dollarë, ndërsa rekordi i artisteve gra i mbajtur nga Jenny Saville është vetëm 12.5 milionë dollarë, raporton The Guardian.

Helen Gorrill, autorja e “Women can’t paint”, ka studiuar çmimet e 5000 pikturave të shitura në të gjithë botën dhe zbuloi se për çdo 1£ që një artist burrë fiton për punën e tij, një grua fiton vetëm 10p. Sipas saj, ky është hendeku më tronditës i vlerës gjinore që ka hasur në çdo industri. Edhe pse për një kohë të gjatë, gratë kanë përbërë 70% të studentëve në kolegjet e artit, të cilat janë përzgjedhur me meritë, ato përsëri përballen me hendekun më të madh gjinor sa i përket pagave.

Megjithatë, koleksionistët kanë vënë re se edhe pse çmimet për punën e artisteve gra fillojnë nga një bazë shumë më e ulët, ato aktualisht rriten 29% më shpejt krahasuar me artin e burrave.  

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.