Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Policia e shpall në kërkim xhudistin Akil Gjakova

QIKA 16.4.2024

Akil Gjakova është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale – dhunë në familje. Sot, Policia përmes publikimit të fotografisë dhe përshkrimit të tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së Akil Gjakovës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për denoncimin nga bashkëshortja mediat kanë raportuar disa ditë më parë por Gjakova në një reagim publik e kishte mohuar se ka kryer veprën penale në fjalë.