Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Policia ndërpreu përsëri dhunshëm protestën paqësore kundër ngacmimeve seksuale në UP

QIKA 22.4.2024

Policia e Kosovës, bashkë me njësitë speciale për intervenim të shpejtë, sot kanë ndërprerë dhunshëm protestën paqësore të aktivisteve/ëve të Lëvizjes Feministe Studentore të cilët bllokuar hyrjen e Administratës Qendrore të UP-së, duke mos lejuar daljen nga objekti për anëtarët e Këshillit të Etikës të UP-së, të cilët as sot nuk morën vendim në lidhje me rastin e profesorit Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmime seksuale nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë të UP-së.

Policia ushtroi dhunë ndaj aktivisteve/ëve teksa nën shoqërim policor nxorrën profesorin Krasniqi dhe katër anëtaret e Këshillit të Etikës.

“Gjithashtu, i bëjmë thirrje shtetit dhe policisë patriarkale të Kosovës që të ndal dhunën, intimidimim dhe kërcënimet ndaj studenteve dhe studentëve, e në vend që të dal në mbrojtje të ngacmuesve dhe dhunuesve seksual, të hetoj rastet dhe ti çoj para drejtësisë. Ne nuk zbrapsemi deri në vendimin meritor për përjashtimin e Xhevat Krasniqit!”, thuhet në reagimin e LFS.

Në seancën dëgjimore publike, sot, Xhevat Krasniqi kishte përgatitur një deklaratë të cilën e lexoi para mediave, studenteve denoncuese e aktivisteve/ëve, përmes së cilës i mohoi akuzat e i quajti denoncime shpifje, derisa tërë kohën fliste për mënyrën e vlerësimit.