Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Polonia votoi për të vazhduar punën drejt legalizimit të abortit

QIKA 24.4.2024

Të premten, anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit të Polonisë votuan për të punuar në katër projektligje për të hequr ndalimin pothuajse të plotë të abortit dhe për të krijuar një komision për të punuar në to.

Dy nga projektligjet propozojnë legalizimin e abortit deri në javën e 12-të të shtatzënisë në përputhje me normat evropiane. Njëra propozon dekriminalizimin e dhënies së ndihmës për një grua që ndërpret shtatzëninë, një krim që aktualisht dënohet me tre vjet burg.

Ligji për abortin në Poloni është një nga ligjet më kufizuese në Evropë dhe sipas ligjeve ekzistuese të vendit, aborti është i ligjshëm vetëm në rastet e përdhunimit, incestit ose rrezikut për jetën e një gruaje.

Vitet e fundit, autoritetet në Poloni janë vënë nën presion të vazhdueshëm për ligjet e abortit pasi shumë gra me komplikime shtatzënie kanë vdekur pasi atyre iu refuzuan abortet, raporton Al Jazeera.

Votimi në Poloni erdhi si rezultat i miratimit të një rezolute që kërkon përfshirjen e së drejtës për abortin në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, nga Parlamentit Evropian.