Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Prishtina Queer Festival vjen për herë të parë në Kosovë

QIKA 28.8.2023

Prishtina Queer Festival po vjen për herë të parë në Kosovë me një program të larmishëm që manifeston kulturën queer lokale dhe ndërkombëtare.

Në një shoqëri patriarkale e heteronormative, personat LGBTIQ+ përjetojnë forma të ndryshme të shtypjes, e cila ua pamundëson jetesën e lirë dhe pa frikë. Përgjatë historisë queer, rezistenca është shfaqur në forma dhe lëvizje të ndryshme të cilat kanë kontribuuar jashtëzakonisht në avancimin e të drejtave queer.

Aktivizmi ka marrë forma të ndryshme, mirëpo një festival që sjellë në jetë identitetet queer, manifeston dashurinë dhe gëzon jetën e personave LGBTIQ+ këtë vit po vie për herë të parë në Kosovë.

Nga data 1 deri me 3 shtator në Prishtinë, Dylberizm dhe Hyjneshat, po sjellin këtë festival me një program të pasuruar me hulumtime, artistë, e evente të ndryshme.

QIKA mbështetë festivalin dhe fton të gjithë personat dhe aleatët queer që të bashkëngjiten në festival.

Për më shumë vizitoni programin e festivalit:

https://www.facebook.com/profile.php?id=100094260726189