Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Protesta kundër femicidit në Tiranë

QIKA 3.3.2023

Me pankarta në duar dhe thirrjet “boll më, siguri për vajzat dhe gratë”, protestuesit dje në Tiranë kanë kërkuar drejtësi për viktimat e pafajshme si dhe dënim maksimal të autorit.

Protesta u organizua para Ministrisë së Drejtësisë, dhe vjen një ditë pasi i dyshuari Dan Hutra, vrau tri gra në zonën e Kamzës dhe plagosi dy të tjera.

Duke kërkuar siguri për vajzat dhe gratë, protestuesit u kërkuan institucioneve të japin llogari për dhunën ndaj grave dhe për rastin konkret. Ata kritikuan institucionet e drejtwsisw se nuk kanw nw kohw për autorin e këtij krimi të rëndë.

“Ky vrasës ka kryer një krim që mund të shmangej. Ai ka vrarë gruan e parë dhe ka përdhunuar një tjetër, dhe policia nuk e di që ky është i rrezikshëm? Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e këtyre grave? Duhet të ngremë zërin sepse e kemi normalizuar dhunën, femicidin e kemi konsideruar normal. Ky është momenti të flasim më shumë”, tha një aktiviste e shoqërisë civile në protestë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka deklaruar se “ngjarja e rëndë mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg”.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.