Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Protestohet kundër mbylljes së organizatës turke për të drejtat e grave

QIKA 27.4.2022

Qindra njerëz demonstruan të shtunën në disa qytete turke, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, kundër mbylljes së një prej grupeve më të organizuara të vendit për të drejtat e grave.

Një prokuror i Stambollit ngriti të mërkurën një padi që synon mbylljen e shoqatës për “aktivitet kundër ligjit dhe moralit”. Fidan Ataselimi, sekretari i përgjithshëm i organizatës We Will Stop Femicide, tha se padia akuzon grupin për kryerjen e aktiviteteve që shkelin “ligjet dhe moralin” e Turqisë.

Organizata We Will Stop Femicide, ishte një kritike e zëshme e vendimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan vitin e kaluar, i cili tërhoqi Turqinë nga Konventa e Stambollit, e cila u kërkon vendeve të vendosin ligje që synojnë parandalimin dhe ndjekjen penale të dhunës ndaj grave.

Sipas të dhënave të organizatës, vitin e kaluar u vranë 280 gra në Turqi, ku shumë prej vrasjeve u kryen nga anëtarët e familjes. 217 gra të tjera vdiqën në rrethana të dyshimta, përfshirë ato që zyrtarisht u regjistruara si vetëvrasje. Padia akuzon organizatën për “shkatërrimin e familjes me pretekstin e mbrojtjes së të drejtave të grave, raporton France24.

“Mos i gjykoni gratë, por vrasësit!” ishte një nga sloganet e cila u tha zëshëm nga qindra protestues të mbledhur në Stamboll. Gjithashtu në demonstratë morën pjesë përfaqësues të partive opozitare si dhe të afërm të viktimave.