Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Pse ka kaq pak gra në fushën e sigurisë kibernetike?

QIKA 22.10.2021

Krimi kibernetik është rritur ndërsa shumica e aktiviteteve u kthyen në formë digjitale gjatë kohës së pandemisë. Kështu është rritur kërkesa për persona që kanë njohuri në segmentet që merren me këto lloje të krimeve. Sipas ekspertëve të cituar në një raport të TOI, kërkesa për këtë fushë është rritur mbi 25%.

Por në përpjekjen për të punësuar persona të tillë, diçka duket se është gabim: ka përfaqësim shumë të ulët të grave. Aq i ulët, sa një parashikim thotë se gratë do të zënë vetëm 11% të fuqisë punëtore në këtë sektor deri në vitin 2025.

Organizatat punësojnë nga kolegjet e inxhinierisë ku tashmë ka më pak gra. Disa po përpiqen ta kapërcejnë këtë duke tentuar punësimin nga kolegjet jo-inxhinierike. Kjo ndihmon në më shumë se një fushë. Problemet e krimit kibernetik janë komplekse dhe jo vetëm inxhinieri e thjeshtë. Punësimi nga disiplina të tjera, përfshirë këtu burimet njerëzore, u jep kompanive një perspektivë më të mirë e të gjithanshme. Deloitte, për shembull, po mendon të prezantojë një kurrikulë kibernetike në kolegjet jo-inxhinierike.

Por çfarë tjetër nevojitet për të tërhequr më shumë gra në fuqinë punëtore të sigurisë kibernetike? Është e qartë: gjithnjë e më shumë gra në këtë fushë të cilat vajzat mund t’i shikojnë si model.