Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Punësohet gruaja e parë si police e trafikut në podium të Romës

QIKA 1.4.2021

Cristina Corbucci, është gruaja e parë e cila do të drejtojë trafikun në podiumin historik në Piazza Venezia në qendër të Romës. Kjo ndodhi për shkak të vendimit të komandantit të policisë lokale të Romës, si nevojë e domosdoshme për të kundërshtuar traditën e deritanishme te dominimit të burrave në policinë e trafikut.

Podiumi u prezantua për herë të parë në fund të vitit 1920, si mënyrë më e mirë për të kontrolluar trafikun rrugor. Sot, rreth gjashtë apo shtatë policë trafiku ngjiten në podium me ndërrime, me ç’rast edhe 43 vjeçarja Corbucci iu bashkua punës gjatë kësaj jave. Sipas saj, tanimë kjo punë do të marrë një ngjyrim tjetër, raporton The Guardian.

Banorët e Romës pohojnë se podiumi në Piazza Venezia konsiderohet si institucion klasik në Romë, si diçka që ka qenë gjithmonë prezente. Ata shprehën gëzimin e tyre se aty do të punojë një grua police.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.