Sot, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) ka publikuar fjalorthin në gjuhën shqipe me konceptet bazë mbi studimet gjinore. Në këtë fjalorth janë përmbledhur dhe përshtatur konceptet të cilat përdoren më së shumti në fushën e studimeve dhe çështjeve gjinore.
Disa nga konceptet e trajtuara në këtë fjalorth shpjegojnë seksin, gjininë, seksualitetin, diskriminimin gjinor dhe shoqëror, politikat gjinore etj.
Ky fjalorth është botuar dhe financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) në kuadër të projektit “HumanRightivism”.
Fjalorthin e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: