Alb Eng
Për QIKA
Lajme

QKRMT fiton rastin në gjykatë ndaj Komisionit Qeveritar për refuzim të statusit të viktimës së dhunës seksuale

QIKA 4.2.2021

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka fituar rastin e parë në Gjykatë ndaj vendimit të Komisionit Qeveritar për refuzim të statusit të viktimës.

Përmes një njoftimi publik kjo qendër ka informuar se në kuadër të angazhimit të QKRMT-së për t’i mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, QKRMT ka përfaqësuar në procedurën e konfliktit administrativ dhjetra raste që iu është refuzuar njohja e statusit, kryesisht raste që kanë aplikuar përmes mekanizmave të tjerë jashtë QKRMT-së.

“Në janar të këtij viti është ftuar në shqyrtim gjyqësor rasti i parë i përfaqësuar nga QKRMT, ku dje kemi pranuar Aktgjykimin nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me të cilin është aprovuar Padia në tërësi dhe rasti është kthyer për RISHQYRTIM dhe RIVENDOSJE në Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e QKRMT-së.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.