Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, 62 vjet burgim për 6 të akuzuar

QIKA 23.4.2024

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 62 vjet burgim 6 të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vejçares.

Një prej të akuzuarve është dënuar me 12 vjet burgim, 5 janë dënuar me nga 10 vjet burgim dhe një është liruar në mungesë të provave.

“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, secili veç e veç”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Avokatja e viktimës Kimete Krasniqi, ka thënë se ky është vendim meritor. Ajo ka thënë se viktima gjendet në strehimore. “Gjendja e saj është jo e kënaqshme por ajo është duke u trajtuar nga institucionet përkatës”, është shprehur Krasniqi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të moshës madhore, si të dyshuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, raporton Koha.

Sipas aktakuzës, B.Rr. ngarkohet për veprën penale të “dhunimit”. Për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz” ngarkohet D.Rr.

Ndërkohë G.S. dhe B.S. akuzohen për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”. M.S. ngarkohet për “dhunim”, ndërsa F.S. ngarkohet për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz”. M.R. ngarkohet për veprën penale të “shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit”. I pandehuri E.S. ngarkohet për “ndihmë në kryerjen e dhunimit”.