Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Referendumi për kundërshtimin e ligjit “detyrat e grave në shtëpi” mund të dështoj

QIKA 22.9.2023

Premtimi i dhënë nga qeveritarët e Irlandës për të zhvilluar një referendum për të zëvendësuar nenin e Kushtetutës që i referohet “detyrave të grave në shtëpi”, dyshohet se nuk do të mbahet fare.

Vështirësitë janë shfaqur kur përgjatë formulimit të artikullit zëvendësues janë ngjallur dilemat se ndryshimi i nocioneve tradicionale do të çojë në debate përçarëse rreth përkufizimit të familjes dhe çështjeve gjinore, andaj edhe po supozohet se referendumi do të shtyhet.

Ky referendum u premtua nga Qeveria në fillim të këtij viti, pas rekomandimeve të Kuvendit të Qytetarëve për barazinë gjinore. Në korrik, drejtuesi i Taoise Leo Varadkar tha se ishte ende qëllimi i qeverisë për të vazhduar me votimin. Megjithatë, disa burime të larta zyrtare dhe politike i kanë thënë The Irish Times se nuk presin që referendumi të vazhdojë këtë vit.

Një grup zyrtarësh të lartë që janë duke punuar në hartimin e një teksti të propozuar për amendamentin kushtetues ende nuk kanë arritur marrëveshje. Burimet thonë se diskutimet e tyre kanë nxitur një ndërgjegjësim në rritje për kurthet e mundshme politike në propozimin e ndryshimeve në një nen kushtetues që zyrtarët e lartë dhe politikanët bien dakord se duhet të ndryshojë, por nuk janë të sigurt se çfarë.

Pas diskutimeve të gjera, një Asamble Qytetare raportoi në qershor 2021 se Kushtetuta duhet të ndryshohet për t’iu referuar në mënyrë eksplicite barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit. Gjithashtu u kërkuar që neni 41 i Kushtetutës, i cili i referohet familjes, të ndryshohet në mënyrë që të mbrojë jetën private dhe familjare, me mbrojtjen që i bëhet familjes, duke mos u kufizuar vetëm në familjen bashkëshortore.

Asambleja tha se neni 41.2, i cili i referohet “detyrave të grave në shtëpi”, duhet të fshihet dhe të zëvendësohet me gjuhën që nuk është specifike gjinore dhe që detyron shtetin të marrë masa të arsyeshme për të mbështetur kujdesin brenda shtëpisë dhe komunitetit më të gjerë.