Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Rregullat e reja në Hong Kong do të krijojnë 1300 vende në borde për gratë

QIKA 27.7.2022

Pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuar diversitetin gjinor në bordet e korporatave, shumë kompani lokale ende mbështeten në rrjetet e burrave për të plotësuar postet e drejtorëve, deklaron Susanna Chiu, gruaja e parë që do të jetë presidente e Institutit të Kontabilistëve Publikë të Certifikuar në Hong Kong.

Chiu, 62 vjeçe, është anëtare e bordit të kompanisë së kozmetikës Bonjour Holdings Ltd., ku është drejtoreshë financiare dhe drejtoreshë në katër kompani të tjera të listuara në Hong Kong.

Ky është një fenomen që do të jetë prezent në shumë kompani, me rregullat e reja të bursës së Hong Kongut që krijojnë më shumë se 1,300 pozicione drejtoresh, ekskluzivisht për gratë deri në fund të vitit 2024. Masa ndjek një prirje globale drejt bordeve më të larmishme tashmë në zhvillim e sipër në vende si Australia, SHBA dhe Evropa.

Duke filluar nga ky muaj, shkëmbimi kërkon që çdo kompani që kërkon të listohet në Hong Kong të ketë të paktën një drejtor të një gjinie të ndryshme nga shumica e bordit. Në janar, bursa vendosi një afat tre-vjeçar për çdo kompani të listuar, të re apo të vjetër, për të siguruar diversitetin gjinor në bordin e saj.

Bashkimi Evropian më 7 qershor arriti një marrëveshje politike mbi një ligj që kërkon që kompanitë e listuara të lëvizin drejt 40% të përfaqësimit të grave në pozicionet drejtuese joekzekutive deri në vitin 2026.

Sipas bursës, në kompanitë e listuara në Hong Kong, gratë mbajnë rreth 16% të vendeve në bord. Ndërsa nga më shumë se 2,500 kompani të listuara në bursë, 815 prej tyre nuk kishin fare drejtore gra.

“Rregullat e reja po krijojnë një momentum që kompanitë më në fund të konsiderojnë kandidatë të ndryshëm për borde. Për shumë vite, Hong Kongu ka mbetur prapa, globalisht dhe rajonalisht, kështu që është mirë më në fund të shohim një përparim”, tha Nasrine Ghozali, anëtare e komitetit drejtues të Klubit të Hong Kongut, i cili avokon për më shumë diversitet gjinor në borde.