Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Rreth 100,000 gra në Islandë iu bashkuan grevës kundër diskriminimit gjinor

QIKA 26.10.2023

Rreth 100,000 gra në Islandë, përfshirë kryeministren e vendit, morën pjesë në grevën 24-orëshe të së martës, kështu duke kundërshtuar pabarazitë gjinore në vend.

Si rrjedhojë e grevës, në të gjithë vendin, shkollat dhe bibliotekat u mbyllën ose funksionuan me orë të shkurtuara teksa gratë nga stafi qëndruan në shtëpi. Spitalet thanë se do të trajtonin vetëm rastet e urgjencës.

Kjo grevë shënon herën e shtatë që gratë në Islandë kanë hyrë në grevë në emër të barazisë gjinore.  Ajo u organizua për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me diskriminimin sistemik të pagave dhe dhunën me bazë gjinore me të cilën përballen gratë.