Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Rritja e numrit të grave police mund të ndryshojë kulturën e departamenteve policore në SHBA

QIKA 1.8.2022

Gratë përbëjnë vetëm 12% të oficerëve të zbatimit të ligjit në SHBA dhe 3% të udhëheqjes së policisë. Një nga përpjekjet për të rritur këto shifra quhet iniciativa 30×30.

Programi synon që gratë të përbëjnë 30% të rekrutëve në klasat e trajnimit të policisë deri në vitin 2030. Maureen McGough, shefe e stafit në Projektin Policor në Shkollën Juridike të Universitetit të Nju Jorkut, është një nga themeluesit e nismës.

Rreth 200 agjenci në të gjithë vendin kanë nënshkruar projektin. Interesi u rrit pas vrasjes së George Floyd nga policia në Minneapolis dhe protestave që pasuan këtë ngjarje. Departamenti i Policisë Madison ishte një nga të parët që premtoi mbështetjen e tij. Agjencia ka tashmë një nga përqindjet më të larta të oficereve gra në punë – 28% e 509 oficerëve të policisë të betuar të Madison, raporton NPR News.

Përderisa shumë pajtohen që departamentet e policisë duhet të pasqyrojnë komunitetet të cilave u shërbejnë, kritikët argumentojnë se përpjekjet për të punësuar gra dhe njerëz me ngjyrë nuk mund të eliminojnë paragjykimet dhe racizmin e rrënjosur në polici.