Alb Eng
Për QIKA
Lajme

SHBA konsideron mundësinë për tu dhënë viza grave afgane të rrezikuara nga talibanët

QIKA 9.7.2021

Administrata e Joe Biden po konsideron mundësinë e përshpejtimit të procesit të vizave për popullatën e pafuqishme afgane, duke përfshirë këtu gratë politikane, gazetare dhe aktiviste të cilat mund të jenë shënjestër e talibanëve.

Grupet e të drejtave kanë kërkuar nga Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë që të sigurojnë deri në 2000 viza për gratë në nevojë. Një nga zyrtarët e administratës së Biden pohoi se këta të fundit duan të sigurojnë viza jo vetëm për gratë por edhe burrat dhe pakicat që kanë profesione me rrezik të lartë.

Gratë police, punonjëse të medias, gjykatëse dhe punëtore mjekësore janë vrarë në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane nga vendi. Ndër të tjera gratë të cilat punojnë në televizion dhe radio janë kërcënuar vazhdimisht dhe janë në shënjestër për shkak të normave shoqërore të perceptuara që ndalojnë gratë të kenë rol publik, raporton reuters.

Talibanët po i ndalojnë gratë të arsimohen, të punojnë dhe po u mohojnë të drejtën për të dalë nga shtëpia pa ndonjë të afërm burrë. Kështu, së shpejti pritet që Biden të flasë për tërheqjen e trupave amerikane dhe planin për mbrojtjen e të drejtave të grave.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.