Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Shëndeti i grave të moshuara është shumë pak i studiuar

QIKA 27.6.2024

Hulumtimet mjekësore kanë lënë anash shëndetin dhe studimin e grave për dekada të tëra. Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë e moshuara, të cilat janë lënë pa informacione kryesore mbi shëndetin e tyre.

Stephanie Faubion, drejtore e Qendrës për Shëndetin e Grave të Klinikës Mayo, kritikoi gjendjen aktuale të hulumtimeve mbi shëndetin e grave të moshuara. “Është krejtësisht e papërshtatshme,” tha ajo.

Shumë ilaçe të përshkruara gjerësisht për të rriturit e moshuar, duke përfshirë statinat (një grup ilaçesh që mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak) për kolesterolin e lartë, u studiuan kryesisht tek burrat, me rezultate të panjohura tek gratë.

“Supozohet se biologjia e grave nuk ka rëndësi, se gratë që janë në premenopauzë dhe ato që janë në postmenopauzë përgjigjen në mënyrë të ngjashme,” tha Faubion.