Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Shkalla e vdekshmërisë është më e ulët tek gratë që trajtohen nga mjeket gra

QIKA 25.4.2024

Hulumtimi i ri i publikuar në revistën Annals of Internal Medicine dëshmoi se pacientet gra që janë trajtuar nga mjeket gra kanë shkallë më të ulët të vdekshmërisë dhe ripranimit në spital në krahasim me pacientet e trajtuara nga homologët e tyre burra.

Autorët kanë analizuar vdekshmërinë dhe ripranimin në spital të mbi 776,000 pacientëve burra dhe gra të moshës 65 vjeç e lart, që janë trajtuar midis 2016 dhe 2019.

Sipas të gjeturave, kur trajtoheshin nga një mjeke grua, pacientet gra kishin shkallë vdekshmërie prej 8.15 % krahasuar me 8.38 % kur i trajtonte një mjek burrë.

“Ajo që tregojnë gjetjet tona është se mjeket gra dhe burra praktikojnë mjekësinë në mënyra të ndryshme, dhe këto dallime kanë ndikim domethënës në rezultatet shëndetësore të pacientëve”, tha Dr Yusuke Tsugawa, një profesor i asociuar në rezidencë në Universitetin e Kalifornisë.