Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Sistemi i Kanadasë e ka lënë pas dore çështjen e grave indigjene

QIKA 4.6.2021

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, deklaroi se do të merret me adresimin e dhunës dhe racizmit sistemik ndaj grave indigjene. Qeveria premtoi se do tu garantoj komunitetit indigjen qasje më të madhe në shërbime sociale si dhe në kujdesin shëndetësor.

Plani i Qeverisë Kanadeze për përmirësimin e gjendjes së komunitetit indigjen vjen si pasojë e raportimeve mbi vdekjet e më shumë se 1000 vajzave dhe grave indigjene si dhe gjetjes së eshtrave të 215 fëmijëve në një shkollë rezidenciale.

Në vitin 2015, Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit i Kanadasë përcaktoi që shteti ka kryer gjenocid kulturor, duke detyruar më shumë se 15,000 fëmijë indigjenë të shkonin në shkolla rezidenciale midis viteve 1870-1990. Synimi kryesor ishte asimilimi i komunitetit indigjenë, me ç’rast përdorimi i dhunës, mohimi i gjuhës dhe abuzimi seksual ishin përditshmëria me të cilën përballeshin ky komunitet.

Poashtu edhe sistemi shëndetësor ka neglizhuar këtë komunitet duke mos u dhënë shërbimet e duhura. 37 vjeçarja Joyce Echaquan, nënë indigjene e 7 fëmijëve, vdiq si pasojë e talljeve nga stafi mjekësor i cili nuk po e merrte rastin seriozisht.

Edhe pse kryeministri Trudeau premtoi se do të përmirësonte situatën, pati kritika që ai nuk shpalosi një plan i cili do të veprojë me mekanizma konkret.