Referja Stephanie Frappart do të drejtojë një prej ndeshjeve në Kupën e Botës 2022 dhe kjo po i jep kolegeve të saj vetëbesim për të ardhmen. “Kjo thjesht e bën rrugën më të qartë”, thotë Jawahir Roble, e njohur si JJ. 27-vjeçarja JJ bëri histori kur u bë referja e parë grua muslimane në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020.
JJ ëndërron të referojë një ndeshje të Kupës së Botës ose të Premier Ligës. Falë Stephanie, JJ thotë se tani këtë ëndërr e sheh si më të mundshme. JJ ishte vetëm 10 vjeç kur u transferua në Londër si refugjate me familjen e saj pasi u larguan nga lufta civile në Somali.
Stephanie, nga Franca, do të bashkohet me referet ndihmëse – brazilianen Neuza Back dhe meksikanen Karen Diaz Medina – në stadiumin Al Bayt.
Së bashku ato do të formojnë ekipin e parë të refereve gra në historinë e turneut. Stephanie tha për BBC se ishte një zhvillim i mirë jo vetëm për referet, por edhe për gratë në përgjithësi. “Gratë po marrin gjithnjë e më shumë përgjegjësi në shoqëri”, shton ajo.