Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Studentët padisin Universitetin e Harvardit për injorimin e ngacmimeve seksuale

QIKA 18.2.2022

Tri studente të diplomuara në Universitetin e Harvardit kanë ngritur padi duke akuzuar shkollën Ivy League, se për vite me radhë ka injoruar ngacmimet seksuale që ka bërë një profesor i kësaj shkolle. Ky i fundit thuhet se kërcënonte karrierën akademike të studenteve nëse ato do ta raportonin.

Margaret Czerwienski, Lilia Kilburn dhe Amulya Mandava pretendojnë se profesori i antropologjisë John Comaroff për vite me radhë i kishte puthur dhe përqafuar studentet e tij pa pëlqimin e tyre. Megjithëse, këto studente e paditën Comaroff, ato pohojnë se ai i kishte kërcënuar për të ardhmen e tyre akademike dhe se do të kenë probleme për të gjetur punë.

Universiteti i Harvardit nuk kishte komentuar mbi këtë çështje, por e kishte ndaluar Comaroff të ligjëronte lëndët e tij pasi zbuloi se ishte përfshirë në ngacmime seksuale. Kjo ngjarje ka ndarë komunitetin e Harvardit, me ç’rast 40 anëtarë të fakultetit nënshkruan një letër të hapur duke vënë në dyshim se Comaroff ka bërë një gjë të tillë dhe duke iu referuar atij si “koleg i shkëlqyer”, ndërsa pothuajse 80 anëtarë të tjerë nënshkruan një letër ku shprehnin tmerrin e tyre për një rast të tillë, raporton The Guardian.

Kështu, studentët dhe pedagogët e Universitetit të Harvardit protestuan në mbështetje të tre studenteve që kanë paditur profesorin Comaroff. Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Shame on Harvard”.