Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Studimi zbulon se 32% e grave kanë më shumë gjasa të vdesin kur operohen nga kirurgët burra

QIKA 13.1.2022

Në Britani, fusha e mjekësisë  është  e dominuar më tepër nga burrat. Një studim i fundit ka bërë  të  ditur se gratë të cilat operohen nga kirurgët burra kanë më shumë gjasa të vdesin pas procedurës.

Ky hulumtim, përfshinte një mostër prej 1,3 milionë pacientësh dhe rreth 3000 kirurgë, duke zbuluar se gratë  janë  15% më të rrezikuara të përfundojnë me rezultate negative dhe 32% më shumë gjasa të  vdesin kur operohen nga kirurgët burra krahasuar me kirurget gra.

Përderisa 1.4% e grave që kishin një operacion kardiotorakal me një kirurg burrë vdiqën, më pak se 1% nga to vdiqën kur ishte përfshirë një kirurge grua. Në përgjithësi, pacientët gra kishin 16% rrezik më të lartë të komplikimeve, 11% rrezik më të lartë për rihospitalizim dhe 20% më shumë gjasa të qëndronin në spital më gjatë, raporton koha.net.

Ndër të  tjera, të dhënat e hulumtimit tregojnë  se burrat që kishin një operacion kishin të njëjtat rezultate, pavarësisht nëse kirurgu i tyre ishte burrë  apo grua. Megjithatë, gratë përjetuan rezultate më të mira nëse procedura do të ishte kryer nga një kirurge grua. Në anën tjetër, nuk kishte dallime gjinore në mënyrën se si shkoi operacioni për burrat ose gratë e operuara nga një kirurge grua.