Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Sulmohet zyra e QIKA nga homofobët

QIKA 12.6.2024

Në vazhdën e sulmeve homofobike, bifobike e transfobike ndaj personave LGBTIQ+ dhe mbështetësve, është sulmuar zyra e QIKA në Prishtinë.

Pas transmetimit të emisionit “Ngjyrat e dashurisë”, vendosjes së flamurit të komunitetit në ballkonin e QIKA-s, dhe raportimeve të vazhdueshme mbi aktivitetet e Javës së Krenarisë, persona të panjohur kanë vandalizuar me sprej me ngjyrë të zezë logon pranë zyrës së QIKA-s.

Kujtojmë se pak ditë më parë me gjuhë të urrejtjes janë vandalizuar edhe zebrat pranë Hotel Grand të cilat aktivistet/ët i kishin ngjyrosur me ngjyrat e ylberit për Javën e Krenarisë.

Ky është sulm ndaj medias dhe ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut. Homofobia nuk na ndalë.

QIKA qëndron me dashurinë dhe lirinë e secilës e secilit për të qenë vetja.