Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Themelohet Lëvizja Queer Studentore

QIKA 29.4.2024

Lëvizja Queer Studentore është iniciativë e studentëve e studenteve aktivistë/e të cilët besojnë dhe punojnë për hapësira gjithëpërfshirëse në Universitetin e Prishtinës. Grupi shprehë se tash janë aty për të ngritur zërin kundër çdo padrejtësie dhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Lëvizja Queer Studentore në deklaratën e tyre thonë se do ndërveprojnë në bazë të parimeve të grupit që janë barazia, drejtësia gjinore, sfidimi i strukturave dhe normave privilegjuese që përjashtojnë dhe diskriminojnë.

Deklarata e plotë: “Lëvizja Queer Studentore është një iniciativë nga studentë aktivistë që shpalosin vizionin e një universiteti dhe shoqërie gjithëpërfshirëse. Ne do të veprojmë në bazë të parimeve të barazisë dhe drejtësisë gjinore, duke sfiduar strukturat dhe normat e privilegjuara që përjashtojnë dhe diskriminojnë. Misioni ynë është të ndërtojmë një ambient të sigurtë dhe mbështetës, duke e ngritur zërin kundër çdo padrejtësie dhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Ne besojmë në fuqinë e solidaritetit dhe ndërgjegjësimin kolektiv të studentëve për të shndërruar universitetin në një hapësirë që reflekton dhe përfaqëson diversitetin tonë, ku secili student ndihet i pranuar dhe i vlerësuar për identitetin dhe kontributin e tyre.

Bashkohu me ne në rrugëtimin tonë drejt një universiteti dhe shoqërie më të drejtë, më të lirë dhe gjithëpërfshirëse!”