Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Tre persona të vrarë nga të shtënat në marshin feminist në Meksikë

QIKA 26.11.2021

Në marshin feminist në Guaymas për Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, pati të shtëna ku mbetën të vdekur tre persona, dy burra dhe një grua. Ky marshim ishte një nga protestat e shumta që u mbajtën anembanë Meksikës që denoncuan dhunën ndaj grave në vendet e Amerikës Latine.

Dy viktimat burra ishin truproje të kryebashkiakes së qytetit, Karla Cordova, ndërsa viktima grua ishte pjesëmarrëse në protestën feministe, raportoi gazeta meksikane La Jornada.

Dëshmitarët okularë u thanë gazetarëve vendas se kishin dëgjuar diçka si granatë duke shpërthyer në derën e ndërtesës, përpara se të dëgjonin të shtënat. Identiteti i sulmuesve dhe motivet e tyre mbeten të panjohura.

Policia kishte gjuajtur me gaz lotsjellës ndaj një grupi të vogël protestuesish, të cilët u përpoqën të kapnin mburojat e policisë. “Femicidi Meksiko! Ata po na vrasin!” thuhet se një grua ka bërtitur gjatë përleshjes me policinë.

Disa demonstrues hodhën shishe, gurë dhe fishekzjarrë ndaj policisë, raportuan mediat lokale. Sipas policisë, 17 persona, duke përfshirë 10 police gra, u plagosën gjatë marshimit.

Marshimi në Guaymas ishte një nga shumë protestat që mbaheshin anembanë Meksikës e cila synonte denoncimin e dhunës ndaj grave në vendet e Amerikës Latine.