Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Tre të katërtat e grave nuk ndjehen rehat kur ndajnë opinione politike në internet

QIKA 4.4.2024

Një hulumtim i ri i bërë nga Instituti Alan Turing zbuloi se shumica e grave kanë frikë se do jenë shënjestër e bullizmit në internet nëse ato ndajnë opinionet e tyre politike.

Sondazhi i cili përfshiu 2000 persona të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, ka vënë në pah se tre të katërtat e grave nuk ndjehen rehat të ndajnë opinionet politike nga frika se do jenë shënjestër e kërcënimeve dhe ngacmimeve.

Instituti Alan Turing paralajmëroi se me shumë diskutime publike që po ndodhin tani në internet, pabarazia gjinore në zërin publik mund të bëhet më e përhapur nëse gratë kanë shumë frikë për të marrë pjesë.

Dr.Florence Enock, bashkëpunëtore e lartë kërkimore në Institutin Alan Turing dhe bashkë-drejtuese në këtë punimin, tha se “Marrja e hapave për të siguruar që të gjithë anëtarët e shoqërisë të ndjehen të sigurt dhe të aftë për të marrë pjesë në hapësirën online është thelbësore për një shoqëri të barabartë.”