Niloofar Hamedi, Elaheh Mohammadi dhe Narges Mohammadi kanë fituar Çmimit Botëror për Lirinë e Shtypit të UNESCO-së për vitin 2023. Tri gazetarët u përzgjodhën pas rekomandimit të një jurie ndërkombëtare të profesionistëve të medias. “Ne jemi të përkushtuar të nderojmë punën e guximshme të gazetareve iraniane, raportimi i të cilave çoi në një revolucion historik të udhëhequr nga gratë”, tha Zainab Salbi, kryetarja e jurisë.
Niloofar Hamedi shkruan për të gazetën reformiste Shargh. Ajo dha lajmin për vdekjen e Mahsa Amini, gruas së re që vdiq në paraburgim më 16 shtator 2022, tre ditë pasi u arrestua nga policia morale e Iranit për gjoja dështimin për të mbuluar flokët e saj. Që atëherë ajo është mbajtur në izolim në burgun famëkeq Evin.
Elaheh Mohammadi mbulon çështjet sociale dhe barazinë gjinore për gazetën reformiste, Ham-Mihan. Ajo raportoi për funeralin e zonjës Amini dhe gjithashtu është mbajtur në burgun Evin që nga shtatori 2022.
Narges Mohammadi ka punuar për shumë vite si gazetare për një sërë gazetash dhe është gjithashtu autore dhe nëndrejtoreshë e organizatës së shoqërisë civile me qendër në Teheran, Defenders of Human Rights Center (DHRC). Ajo aktualisht po vuan dënimin me 16 vite burg në burgun Evin.
“Tani më shumë se kurrë, është e rëndësishme t’i falënderojmë të gjitha gratë gazetare që pengohen të bëjnë punën e tyre dhe që përballen me kërcënime e sulme. Sot ne po nderojmë angazhimin e tyre për të vërtetën dhe përgjegjshmërinë”, tha Audrey Azoulay, Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s.