Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Trump nënshkruan urdhrin që ndalon gratë dhe vajzat trans nga sportet e grave

QIKA 10.2.2025

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv që ndalon sportistet transgjinore të konkurrojnë në sportet e vajzave dhe grave. Sipas urdhrit të quajtur “T’i mbajmë burrat jashtë sporteve të grave”, financimi nga qeveria federale do t’u ndalohet institucioneve arsimore që lejojnë vajzat dhe gratë trans të marrin pjesë në sportet e grave dhe të përdorin dhomat e zhveshjes së grave, raporton The Guardian.

“Me këtë urdhër ekzekutiv, lufta ndaj sporteve të grave ka përfunduar”, tha Trump.

Athlete Ally, një grup avokues i atletëve, iu përgjigjen urdhrit duke thënë “Jemi me zemër të thyer për të rinjtë transgjinorë që nuk do të kenë më mundësinë të marrin pjesë në sporte si vetja e tyre e plotë dhe autentike”.

Shtëpia e Bardhë pret që të gjitha organet sportive si Shoqata Kombëtare e Atletikës Kolegjiale (NCAA) të ndryshojnë rregullat e tyre në përputhje me urdhrin e fundit.

“Ne jemi një organ qeverisës kombëtar dhe ndjekim ligjin federal”, tha presidenti i NCAA, Charlie Baker.

Ky sulm i fundit mbi të drejtat e transgjinorëve vjen si vazhdim i urdhrave të mëhershëm nga administrata Trump. Në ditët e para pas marrjes së detyrës, Trump nënshkroi një urdhër që i bëri thirrje qeverisë federale të përcaktojë seksin si vetëm “burrë” apo “grua” bazuar në qelizat riprodhuese.

Javën që lam pas, ai nënshkroi një urdhër tjetër që ndalon tranzicionin gjinor për njerëzit nën moshën 19 vjeçare.

Komuniteti transgjinor vetëm kanë filluar t’i shohin efektet e sulmeve ndaj të drejtave të tyre. Pas urdhrave të Trump, disa spitale në të gjithë ShBA-në ndaluan ofrimin e kujdesit për të rinjtë transgjinorë.

Po ashtu, burgjet kanë izoluar gra trasngjinore në paraburgim, duke u thënë atyre se do të transferohen në burgjet e burrave pasi të humbasin qasjen në trajtimet mjëksore.

“Gjatë dy javëve të fundit, komuniteti transgjinor në të gjithë ShBA-në kanë parë sulme mbi te drejtat e tyre nga kjo administratë, dhe këto sulme nuk pritet të ndalen”, tha Olivia Hunt, anëtare e grupit avokues për të drejtat e transgjinorëve.