Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Universiteti do t’u paguaj 1.1 miliardë dollarë grave që kanë raportuar se janë abuzuar nga gjinekologu

QIKA 30.3.2021

Universiteti i Kalifornisë Jugore ka rënë dakord të paguajë më shumë se 1 miliard dollarë ndaj grave që akuzuan George Tyndall, ish-gjinekolog i Qendrës Shëndetësore të Studentëve, për sulme të përsëritura seksuale ndaj grave paciente.

Gjykata Superiore e Qarkut në Los Angeles, miratoi marrëveshjen për tu dhënë 710 grave shumën prej 852 milion dollarë për shkak të raportimit të tyre se janë abuzuar nga George Tyndall. Ky i fundit ishte arrestuar në 2019, me ç‘rast u akuzua për 18 raste të penetrimit seksual dhe 11 raste të ngacmimeve seksuale kundrejt shumë grave të reja. Vitin e kaluar, prokurorët e akuzuan Tyndall për 5 raste të penetrimit ndaj një personi në gjendje të pavetëdijshme dhe një rast të ngacmimit seksual.

Audry Nafziger ishte një nga viktimat e para të Tyndall, ku në vitin 1990 ai kishte marrë aparatin fotografik dhe i kishte kërkuar asaj të fotografohej. Ajo i kishte besuar për arsye se nuk kishte pasur përvoja të mëparshme me një gjinekolog. Ndërsa, Christy Leach, akuzon ish-gjinekologun për sulmet seksuale që kishte ushtruar mbi të në sallën e provimit.

Policia e Los Angeles raporton se që nga 2009 deri në 2016 shumë gra kishin akuzuar Tyndall për sulme seksuale. Ndërsa hetuesit kishin gjetur fotografi eksplicite si dhe më shumë se 1000 video me përmbajtje seksuale në shtëpinë e Tyndall.

Sipas hetimit nga zyra e të drejtave civile të Departamentit të Edukimit, Universiteti i Kalifornisë Jugore nuk kishte marrë parasysh akuzat ndaj Tyndall, duke lejuar që abuzimi të vazhdojë. Ndërsa John Manly, avokati kryesor që përfaqësoi më shumë se 700 gra në këtë çështje, u shpreh se universiteti kishte vënë prestigjin para mirëqenies së studentëve për 30 vite me radhë.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.