Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Vajzat në Deçan me aksion protestues: Kafja nuk është veç për burra

QIKA 14.4.2021

Kolektivi për Mendim Veprim Feminist ka zhvilluar një aksion simbolik me grafite në muret e qytetit të Deçanit, me parulla që dënojnë patriarkatin dhe shtypjen e grave.

Në një postim në Facebook, Kolektivi për Mendim Veprim Feminist ka thënë se përmes shkrimeve në mure janë vënë në pah të vërtetat e grave të cilat përjetohen e riprodhohen në heshtje.

“Dhuna ndaj grave, ndalimi i shkollës nga baballarë, vllezër e axhallarë, mbyllja e grave brenda mureve të shtëpisë u shkruan me ngjyrë të kuqe, si alarm për shoqërinë e institucionet dhe shenjë që revolta dhe rezistenca e grave po zihet shtëpive e rrugëve të qytetit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.