Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Vajzat thyejnë traditën shekullore të korit gjerman

QIKA 25.6.2021

Për herë të parë vajzat do të pranohen në një shkollë muzike kishtare dhe në një nga koret më të famshëm të djemve në Gjermani – Regensburger Domspatzen. Qyteti bavarez i Regensburgut ka pasur një kor djemsh në katedralen e tij katolike romake që nga viti 975.

Nga viti i ardhshëm, vajzat e trajnuara në shkollë do të bashkohen në korin e ri të vajzave. Vajzat do të këndojnë gjithashtu në shërbesat e kishës.

Vendimi për të hapur këtë shkollë të mesme edhe për vajza në 2022 u mor unanimisht nga guvernatorët që e drejtojnë shkollën, raporton faqja e internetit e katedrales.

“Kori për vajza dhe gra do të jetë një shtyllë e re muzikore shtesë në muzikën e katedrales Regensburg”, thuhet në deklaratë.