Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Varfëria menstruale vazhdon të jetë problem brenda BE-së

QIKA 2.5.2024

Në disa vende, kostot e produkteve menstruale ende mbeten të larta ku shumë prej grave nuk kanë mundësi t’i blejnë ato.

Përafërsisht gjysma e personave në BE kanë menstruacione ose do t’i kenë ato, por kjo nuk do të thotë që aksesi në produktet menstruale është i garantuar.

Nuk ka të dhëna zyrtare të BE-së se sa gra vuajnë nga varfëria menstruale, por OJQ-ja belge Bruzelle beson se në Belgjikë, një në pesëmbëdhjetë persona nuk mund të blejnë këto produkte.

Që nga viti 2022, BE-ja lejon shtetet anëtare të shesin produkte menstruale pa TVSH. Për momentin, Irlanda është e vetmja që përfiton nga kjo.

Shumica e shteteve kanë ulur taksat mes 5 dhe 10%. Por në të tjera shtete taksat mbeten të larta, si Hungaria (27%) ose Suedia dhe Danimarka, të dyja me 25%.

Një nga opsionet për të lehtësuar koston e produkteve menstruale është përdorimi i produkteve të ripërdorshëme.