Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Vdes Nafis Sadik, doktoresha e mirënjohur dhe aktivistja e të drejtave të grave

QIKA 16.8.2022

Nafis Sadik, doktoresha e mirënjohur pakistaneze që mbrojti shëndetin dhe të drejtat e grave dhe udhëhoqi planin e veprimit të miratuar nga 179 vende në konferencën e popullsisë së OKB-së në vitin 1994,  ka vdekur pesë ditë para ditëlindjes së saj të 93-të.

Ajo iu bashkua Fondit të Popullsisë së OKB-së në vitin 1971, u bë ndihmës drejtore ekzekutive në 1977 dhe u emërua drejtore ekzekutive në 1987 nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm Javier Perez de Cuellar pas vdekjes së papritur të shefit të tij, Rafael Salas. Ajo ishte gruaja e parë që drejtoi një program të madh të Kombeve të Bashkuara që financohet vullnetarisht.

Në qershor 1990, Perez de Cuellar emëroi Nafis Sadik si sekretare të përgjithshëm të Konferencës së pestë Ndërkombëtare të OKB-së për Popullsinë dhe Zhvillimin në 1994 dhe ajo u bë arkitektja e programit të saj novator të veprimit, i cili njohu për herë të parë se gratë kanë të drejtën për të kontrolluar shëndetin e tyre riprodhues dhe seksual dhe të zgjedhin nëse duan të mbeten shtatzënë.

Natalia Kanem, drejtoresha aktuale ekzekutive e Fondit të Popullsisë së OKB-së, e konsideron Nafis Sdik si njw avokuese të palodhur për cwshtjet e shëndetit, të drejtave dhe fuqizimit tw grave. Ndwrsa, sekretari i pwrgjithshwm i OKB-sw, Antonio Gueterres, pohoi se Sadik do tw kujtohet pwr kontributin e saj të rëndësishëm në shëndetin dhe të drejtat e grave dhe politikat e popullsisë dhe për përpjekjet e saj të palodhura për të luftuar HIV/AIDS.

Në vitin 1966, Sadik iu bashkua Këshillit Qendror të Planifikimit Familjar të Pakistanit, agjencia qeveritare përgjegjëse për kryerjen e programit kombëtar të planifikimit familjar. Ajo u bë drejtoreshë e përgjithshme e saj në vitin 1970. Ajo gjithashtu shërbeu një stazh në gjinekologji dhe obstetrikë në City Hospital në Baltimore dhe vazhdoi edukimin e saj mjekësor në Universitetin Johns Hopkins.