Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Vetëm 20% e fuqisë punëtore në industrinë hapësinore është e përbërë nga gratë

QIKA 18.10.2021

Sipas shifrave të publikuara nga OKB-ja, numri i grave të punësuara në industrinë hapësinore përfaqëson vetëm 22 përqind të fuqisë punëtore. Ky është afërsisht i njëjti proporcion që ka qenë 30 vjet më parë.

Për të nxjerrë në pah këtë dhe çështje të tjera që lidhen me shtytjen për barazinë gjinore, Gratë në Hapësirë, është zgjedhur si temë për Javën Botërore të Hapësirës të këtij viti, e cila filloi të hënën.

Qëllimi është që të ndërgjegjësohet më shumë rreth çështjes së diversitetit gjinor dhe të identifikohen pengesat me të cilat ballafaqohen gratë kur hyjnë në karriera të lidhura me hapësirën. Pabarazia gjinore është një çështje e thellë dhe e përhapur në arsim dhe karrierë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM), si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim.

Hulumtimet e fundit tregojnë se gratë janë ende dukshëm të nën-përfaqësuara si studiuese në fushat STEM në të gjitha rajonet, me mesatarisht vetëm 28.8 përqind në nivel global.

“Në të ardhmen 90% e të gjitha vendeve të punës do të kërkojnë aftësi të lidhura me STEM dhe gratë duhet të kenë aftësi dhe arsim për të qenë konkurruese në tregun e ardhshëm të punësimit”, thotë UNOOSA.