Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Viktimave të dhunës në familje në Angli nuk po iu sigurohet strehim nga shteti

QIKA 21.6.2023

Të mbijetuarat e dhunës në familje në Angli po detyrohen të kthehen për të jetuar tek abuzuesit e tyre ose të përballen me të jetuarit në rrugë. Kjo sepse ato nuk po munden të sigurojnë  një strehim pasi ka numër tejet të madh të kërkesave.

Një raport nga Observer zbuloi se vitin e kaluar më shumë se një e katërta e grave të mbështetura përmes një skeme të financuar nga qeveria, iu nënshtruan dhunës të mëtejshme nga abuzuesi përgjatë kohës që po prisnin mundësi për strehim.

“Pavarësisht se nga Akti mbi Dhunën në Familje i vitit 2021 kërkohet ofrimi i shërbimeve të strehimit të sigurt për viktimat e abuzimit në familje, autoritetet lokale në Angli shpesh nuk po kanë burimet ose njohuritë për të përmbushur detyrën e tyre ligjore”, thuhet në raport.

Lisa Johnson, menaxhere e shërbimeve në Women’s Aid, kritikon sistemin e shtetit duke thënë se “këto janë statistikat më të këqija që nga fillimi i projektit në 2016”.

Ka një mungesë reale të vendeve për strehim në vend. Shërbimet lokale janë nën një presion të madh për të mbështetur gratë financiarisht, veçanërisht kur nuk kanë burime e fonde publike”, shton ajo.