Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

X është platforma më pak e sigurtë sa i përket dhunës online ndaj grave

QIKA 2.4.2024

Sipas një studimi të ri nga Open University, gratë dhe vajzat kanë më shumë gjasa të preken nga abuzimet dhe kërcënimet në X (që më parë quhej Twitter), krahasuar me platformat tjera të rrjeteve sociale.

Sipas sondazhit me mbi 7,000 gra, rreth 82% e incidenteve përfshijnë kërcënime dhe abuzime të ndryshme me shkrim, 33% shoqërohen edhe me imazhe ndërsa 45% kanë përmbajtje seksualisht eksplicite.

Gratë deklaruan se seksi i tyre, identiteti gjinor dhe pikëpamjet e tyre personale janë shënjestra kryesore e abuzimit.

1 në 4 gra ka përjetuar dhunë online, kurse kjo shifër rritet në 1 në 3 gra për gratë LBTIQ+. Sipas hulumtimit, peshën kryesore të abuzimit online e mbajnë gratë nën moshën 25 vjeçare.

Vetëm 9% e grave raportuan se çfarë kishte ndodhur me policinë dhe raportimet e tyre, shumica prej tyre përmendën mungesën e besimit në polici dhe se si kjo është arsyeja pse nuk raportojnë zakonisht në polici por direkt në rrjete sociale.

Një pjesëmarrës/e në sondazh tha se raportimi nuk u morr seriozisht. “Bazuar në përvojën time, nuk ndodhi asgjë. Herën e fundit që raportova në polici, ata me mirësjellje i kërkuan përndjekësit tim të mos më telefononte më. Por kjo nuk e ndaloi që ai të më telefononte përsëri.”