Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Zbulohet shtatorja e heroinës Myrvete Maksutaj

QIKA 6.12.2021

Myrvete Maksutaj ishte një nga pjesëtaret e para të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit e cila ra heroikisht në oborrin e Spitalit të Pejës. Ajo ishte pjesë e brigadës së UÇK-së, “133 Adrian Krasniqi”.

Në përballjen e fundit me forcat serbe me 4 dhjetor 1998, ajo po tentonte të nxirrte nga spitali shokët e saj që ishin të plagosur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Gjatë kësaj kohe ajo përleshet me forcat okupatore që kishin blinduar spitalin. Në aksionin e shpëtimit të shokëve, ajo la të vrarë dhjetëra policë serb që kishin rrethuar spitalin dhe të plagosurit.

Në oborrin e Spitalit Rajonal të Pejës, në nder të veprës së Myrvetes, shtatorja e saj u vendos në 23 vjetorin e saj të vdekjes.